regenbogen-t - KURIOZITETE

Home
Contact
FILMA ME TITRA SHQIP
FILMA TE ANIMUAR
HUMOR
KURIOZITETE
FJALE TE URTA
BIOGRAFIA E SHKRIMTAREVE
VEPRA
POEZI
FOTO
SHTETET E BOTES
Alfabetet
10 MASHTRUESIT ME TE MEDHENJE TE HISTORIS
VULLKANET
SHENDETESI
USHQIMET ME TE RREZIKSHME
FRUTAT QE KUROJNE SEMUNDJE
21 MREKULLIT E BOTES
KAMPIONATI BOTROR 2006
20 LIDERET ME TE PASUR TE GLOBIT
FEMRAT MILIARDERE TE BOTES
DHJETE LOJRAT ME TE MEDHA TE SPIUNAZHIT
SHENJAT QE TREGOJNE SE DO TE JETOSH GJATE
MUZIK TE HUAJA
LOJRA




 

 

~Salimi(1569-1627)~

Ishte trashigimtar i kurores mreterore indiane ne moshen e tij 8 vjeqare kishte kater gra!

-Ushtaraku i madh Napoleon Bonaparta nga i cili dridhej Evropa,vdiste nga frika kur para tij paraqitej vetem nje mace.

-8731 ve per 192 ore i ka ferguar nje ekip prej gjashte britanikeve.

-Japonezet kane bere akullore me shije te mishit te pules.

-Druri baobabit(adansonia digitata)arrin lartesi 25m dhe gjersi te kercellit 9m ai jeton deri ne 5000vjet.

-Zhirafa jeton ne savan dhe eshte shtaza me e gjate toksore(5m)zemra saj peshon 12kg.Distanca nermjet trurit dhe zemres eshte gjashte her me e madhe se te njeriu.

Amanda Moore, britanikja 25-vjeçare, është aq e vogël, sa që ia ka kaluar edhe i biri i lindur vitin e kaluar. Ajo është nëna më e vogël e Britnisë së Madhe, me 93 centimetra gjatësi. Është aq e vogël, sa që i biri i saj Aidan, edhe pse vetëm 14 muajsh, është më i gjatë se ajo. Amanda Moore, 25-vjeçarja nga Hinkley (zone afer Coventry), vuan nga një sëmundje e rrallë rritjeje që i ka ndaluar rritjen fizike që në një moshë të vogël. “Aidan po rritet shumë shpejt – ka deklaruar Amanda – e dija që do të bëhej më i gjatë se unë, por s’e mendoja kaq shpejt. Ai është vetëm 14 muajsh. Megjithatë do të mbetet gjithmonë vogëlushi im, edhe pse shpejt do të më duhet t’i them të mos tregohet shumë superior ndaj të ëmës…”.

Ndërroi jetë gruaja më e vjetër në botë
Gruaja nga Japonia, për të cilën besohej se ka qenë gruaja më e vjetër në botë, vdiq në moshën 114 vjeçare në Okinawa në pjesën jugore të Japonisë, shkruan gazeta britanike “Telegraph”.
114 vjeçaren Kama Chinen vetëm edhe një javë e ndante nga ditëlindja e 115, ndërsa pak para vdekjes së saj grupi për hulumtime gerontologjike, publikoi listën me gjithsej 74 burra dhe gra më të vjetër se 110 vjet.
Chien tërë jetën ka jetuar në Okinawa, në një rajon japonez i njohur për jetëgjatësinë e banorëve, ndërsa për numrin e madh të njëqindvjeçarëve, sipas ekspertëve, meritor janë sasitë e mëdha të peshkut të freskët, perimet dhe konsumimi i çajit të gjelbër.

Konserva e zbrazët kushton 200 dollarë
Disa dyqane në Rhode Island shesin konservën me mbishkrimin “Nothing” (asgjë). Dhe nuk gënjejnë, në këto konserva vërtetë nuk ka asgjë, por kjo “asgjë” për ta ka një far kuptimi.
Fushata e titulluar “Nothing is the problem” (Asgjë është problem) që filloi në Rhode Island të SHBA-ve ka për qëllim të ndihmojë të varfrit e këtij qyteti.
“Çdo ditë me mijëra banorë të uritur në Rhode Island nuk hanë asgjë”, thuhet në faqen zyrtare.
Me çdo cent të fituar nga shitja e konservave të zbrazëta do të blihet ushqim për kuzhinat popullore, ose do të dhurohet si ndihmë për familjet e varfra, ndërsa çmimi i një konserve është i barabartë me katër kilogramë e gjysmë ushqim.

Luajtën 35 orë futboll për të thyer rekordin
Loja më e gjatë futbollistike është ajo e cila filloi më 5 maj dhe përfundoi më 8 maj me rezultatin përfundimtar 333:293. Të gjithë futbollistët e ekipeve Cambray dhe Castwold All Stars janë fitues sepse në
qytetin anglez Cheltenham u luajt loja maratonike, e cila zgjati rrafsh 35 orë.

Në konservë gjeti pjeshkën me “fytyrë djalli”
Një grua nga Zelanda e Re, Wendy McMahon hapi në shtëpinë e saj konservën me pjeshka, pa menduar se kjo do t’i sillte ndonjë shqetësim. Megjithatë u gabua. Kur pa se në njërën prej pjeshkave ishte gravuar një fytyrë, mbeti e tmerruar.
“Fytyra e djallit”, siç e quajti ajo, e shikonte me ngulm atë, me dy vrima që dukeshin si sy, me hundë dhe buzë në të cilat shiheshin edhe dhëmbët.
Fotografinë e pjeshkës e publikoi në internet dhe shkroi: “Kam menduar, Zoti im, a është kjo fytyrë? Kjo më ka tmerruar”.
Prodhuesit e këtyre konservave me pjeshka nga kompania Safeway Traders Ltd e siguruan zonjën McMahon se prodhimi në Kinë është i automatizuar dhe është e pamundur që një pjeshkë e vetme t’i ketë shpëtuar kontrollit, shkruan “Sky News”.

 

Arritën shalqinjtë katrorë
Para njëzet vjetësh një fermer japonez nga ishulli Shikokua u përpoq të rrisë shalqinj katrorë dhe ia arriti qëllimit. Përveç se u bë i famshëm në botë, shalqinjtë e tij u plasuan mirë në treg. Janë praktikë për bartje, ruajte dhe janë krejtësisht natyror.
Këta shalqinj, janë praktikë si për transport ashtu edhe për t’i ruajtur në frigorifer, ndërsa kushtojnë deri në dy ose tri herë më shtrenjtë se shalqinjtë normal, më saktë, çmimi i tyre sillet mesatarisht rreth 75 dollarë e më shumë.

Ora zvicerane shitet për 4.4 milionë euro
Muzeu zviceran pagoi 4.4 milionë euro për orën e dorës “Patek Philippe” shkruan gazeta britanike “Daily Telegraph”.
Çmimi i cili kaloi dyfish pritjet e ankandit në Gjenevë, njëherësh është çmimi i dytë më i lartë i paguar ndonjëherë për ta blerë një orë dore.
Modeli është krijuar më 1944, ndërsa e dallon dizajni avangardë, dhe ishte model pararendës për gjeneratat e ardhshme të orëve të komplikuara.Ora eshte ne 20 kopje i takon nje koleksionuesi anonim i cili fitoi 11 milion euro qe eshte koleksioni me i shtrenjt i oreve te shitura.

 

Lumi Nil ne Egjipt eshte lumi me i gjat ne bote por nese lumi Misisipi ne A.veriore-Angloamerika mirret me degen e tij Misurin ateher Nili do te jete lumi i dyte me i gjat.

Lumi Amazona A.jugore-Latine eshte lumi me i pasur me uje ne bote.

Familjar dhe babai i një vajze 20-muajshe, kishte blerë nën shtëpi biletën fituese në të cilën kishte gjetur dy simbole. Një 31-vjeçar italian ka hedhur në mbeturina biletën fituese të lotarisë “Gërvisht dhe fito” që vlente 1.74 milionë euro. Kjo është diçka vërtet për të ardhur keq. Një gabim aq i vogël, bën të ndryshojnë aq shumë gjëra. Familjar dhe babai i një vajze 20-muajshe, kishte blerë nën shtëpi biletën fituese në të cilën kishte gjetur dy simbole. Duke kujtuar se për të fituar duheshin tre, e ka hedhur në koshin e mbeturinave. Disa ditë më vonë, lexoi rregulloren dhe zbuloi se kishte fituar. “Kërkova në mbeturina, por nuk e gjeta më”, tregon ai i dëshpëruar.

Blogjet sociale mund të shkaktojnë edhe tragjedi, pasi përvec argëtimit që të ofrojnë, një pjesë e madhe e privatësisë nuk ekziston më nëse bëhesh anëtar.Tragjedia e radhës ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku 56 vjecari Andrew Copland ka vrarë me armë zjarri ish bashkëshorten Julie Harrison dhe vajzën e tyre Maisie pasi zbuloi ne FB se ajo kishte nisur një tjetër lidhje dhe me pas qëlloi edhe veten.“Daily Mail” online shkruan se të dyja viktimat janë qëlluar me armë zjarri në fytyrë. Julie kishte nisur një histori me një ish shok shkolle, të cilin e ritakoi pas shumë vitesh ne FB.
Lee Johnston ka thënë para policëve se ai dhe Julie i kishin rigjetur kontaktet pikërisht në blogun social. “Ajo më kishte thënë se Andrew ishte një njeri i dhunshëm. Në të shkuarën e kishte dhunuar dhe hedhur nga shkallët”, shton Johnston.

Në korridoret e një shkolle të mesme në Londër dëgjohen 71 gjuhë të ndryshme. Kjo, pasi nxënësit e kësaj shkolle vijnë nga vende dhe komunitete të ndryshme të botës. “Southfields Community College” në Wandsworth është shkolla në Angli kur nxënësit nuk flasin fare anglisht. Në fillim atyre u është mësuar anglisht në një kurs fillestarësh, dhe më vonë janë ndarë në klasa të ndara sipas gjuhës që flasin. Mes gjuhëve të folura janë arabishtja, gjuha kurde, farse (nga Afganistani), kazake (Kazakistani), gjuha kroate, zulu, suahili (Kenia) dhe krio (Sierra Leone). Drejtoresha thotë: “Kemi patur një rritje të numrit të nxënësve, por deri tani asnjë problem racizmi. Këta fëmijë kanë shumë dëshirë të mësojnë”.