regenbogen-t - DHJETE LOJRAT ME TE MEDHA TE SPIUNAZHIT

Home
Contact
FILMA ME TITRA SHQIP
FILMA TE ANIMUAR
HUMOR
KURIOZITETE
FJALE TE URTA
BIOGRAFIA E SHKRIMTAREVE
VEPRA
POEZI
FOTO
SHTETET E BOTES
Alfabetet
10 MASHTRUESIT ME TE MEDHENJE TE HISTORIS
VULLKANET
SHENDETESI
USHQIMET ME TE RREZIKSHME
FRUTAT QE KUROJNE SEMUNDJE
21 MREKULLIT E BOTES
KAMPIONATI BOTROR 2006
20 LIDERET ME TE PASUR TE GLOBIT
FEMRAT MILIARDERE TE BOTES
DHJETE LOJRAT ME TE MEDHA TE SPIUNAZHIT
SHENJAT QE TREGOJNE SE DO TE JETOSH GJATE
MUZIK TE HUAJA
LOJRA




 

Dhjete lojerat me te medha te spiunazhit

9 April 2010 nga admin 
Vleresimi: (307 vota)
(574 shikime)

Që nga momenti kur Mahmoud al-Mabhour zbriti nga aeroplani në Dubai, më 20 janar natë këtij viti, vrasësit e tij e kishin nën vëzhgim. Al-Mabhous ishte një zyrtar i lartë i Mosadit, i cili kishte mbërritur nga Damasku për të bërë pazar për një ngarkesë armësh në Gaza, i cili vdiq në dhomën e tij i vrarë nga shtatë persona që po e prisnin pas një ditë të tërë në Dubai. Vrasësit i mbuluan gjurmët mirë. Ata fluturuan nga Parisi, Frankfurti, Roma dhe Zyrihu me pasaporta false. Ata ishin me pamje të maskuar, ndërruan hotele shpesh dhe mbanin celularë, por s’i telefonuan asnjëherë direkt njëri-tjetrit. Ai që mbetet është skenari i një misteri ndërkombëtar që na sjell në mendje ditët e lavdishme të CIA-s dhe MI6 dhe lojërat e tyre më të çuditshme të spiunazhit. Edhe disa prej lojërave më të mprehta, më dinake dhe më të çuditshme të spiunazhit nganjëherë janë hedhur në erë prej gabimeve të vogla, kundër spiunazhit të aftë ose fatit të keq. Revista “Newsweek” bën publike disa prej rasteve reale më të famshme të spiunazhit, ose më saktë ato që janë zbuluar për publikun deri tani. Më 22 qershor 1953 një korrier i “Brooklynb Eagle” i quajtur Jimmy po bënte xhiro në Bruklin për të mbledhur pagesat e gazetës, kur atij iu dha një monedhë shumë e lehtë. Kur e hodhi pa dashje në tokë ajo u thye duke shfaqur mikrofilmin e një seri numrash. Ai arriti në duart e FBI-së dhe misteri u zgjidh vetëm pas katër vjetësh. Me sa duket djali ishte përplasur rastësisht me një rrjet komunikimi të përdorur nga KGB në SHBA, i përbëra nga monedha, stilolapsë e furça të zbrazura. Vetëm në vitin 1957 në Paris, kur kur një oficer i KGB-së në ambasadën amerikan bëri një gabim amerikanët filluan të thyejnë kodin e të bëjnë arrestime. Më 22 qershor 1953 një korrier i “Brooklynb Eagle” i quajtur Jimmy po bënte xhiro në Bruklin për të mbledhur pagesat e gazetës, kur atij iu dha një monedhë shumë e lehtë. Kur e hodhi pa dashje në tokë ajo u thye duke shfaqur mikrofilmin e një seri numrash. Ai arriti në duart e FBI-së dhe misteri u zgjidh vetëm pas katër vjetësh. Me sa duket djali ishte përplasur rastësisht me një rrjet komunikimi të përdorur nga KGB në SHBA, i përbëra nga monedha, stilolapsë e furça të zbrazura. Vetëm në vitin 1957 në Paris, kur kur një oficer i KGB-së në ambasadën amerikan bëri një gabim amerikanët filluan të thyejnë kodin e të bëjnë arrestime. Më 2 korrik 1954 një bombë zjarri pëllciti në Aleksandri, Egjipt. Javë që pasoi bombat hodhën në erë një kinema britanikë dhe librarinë e Agjencisë Amerikane të Informimit në Kajro dhe Aleksandri. Rezultoi se këto sulme ishin inskenuar nga Izraeli, i cili e quajtur komplotin “Susannah”. Ideja ishte që për këto sulme të fajësoheshin rebelët vendas, çka e do e bënte Egjiptin të dukej i paqëndrueshëm që trupat britanike të tërhiqeshin nga kanali i Suezit brenda dy vjetësh siç ishte planifikuar. Por, autoritetet egjiptiane arritën të kapnin nëntë egjiptianë hebrej të rekrutuar nga inteligjenca ushtarake izraelite, të cilët e pranuan përfshirjen. Deri sa u deklasifikuan dokumentet e njohura me emrin “xhevahiret e familjes” në vitin 1993 bota nuk e dinte ambicjen dhe tentativat e shumëllojshme të CIA-s për të hequr qafe Fidel Castro-n. Fidel Kastro, mendohet të jetë personi, ndaj të cilit janë bërë më shumë atentate. Sipas një prej truprojave të Kastros, Fabian Escalante, numri i skemave për vrasjen e liderit kubanez arrin në 638. Një prej këtyre atentateve është kryer dhe nga ish e dashura e tij, Marita Lorenz. Janë krijuar skema nga më të ndryshmet duke nisur që nga cigaret e helmatisura, helm në shollën e këpucës, rroba të helmatisura, por asnjë s’ka rezultuar me sukses.

“Holloë Nickel” 1953
Shkelësi: Bashkimi Sovjetik
Shënjestra: SHBA
Më 22 qershor 1953 një korrier i “Brooklynb Eagle” i quajtur Jimmy po bënte xhiro në Bruklin për të mbledhur pagesat e gazetës, kur atij iu dha një monedhë shumë e lehtë. Kur e hodhi pa dashje në tokë ajo u thye duke shfaqur mikrofilmin e një seri numrash. Ai arriti në duart e FBI-së dhe misteri u zgjidh vetëm pas katër vjetësh. Me sa duket djali ishte përplasur rastësisht me një rrjet komunikimi të përdorur nga KGB në SHBA, i përbëra nga monedha, stilolapsë e furça të zbrazura. Vetëm në vitin 1957 në Paris, kur kur një oficer i KGB-së në ambasadën amerikan bëri një gabim amerikanët filluan të thyejnë kodin e të bëjnë arrestime.

Operacioni “TP-Ajax”, 1953
Shkelësi: Britani, SHBA
Shënjestra: Kyeminsitri iraniana, Moammed Mossedagh
Në vitin 1952, zyrtarët britanikë të inteligjencës kontaktuan CIA-n për mundësinë e një grushti shteti pasi nuk e aprovonin udhëheqjen e kryeministrit Mohammed Mossadegh dhe planeve të tij për të shtetëzuar industrinë e naftës në vend, e cila më parë kishte qenë nën kontrollin britanik. Për të krijuar kushtet CIA nisi një propagandë anti-komuniste kundër Mossadeg, duke përfshirë reportazhe, rryshfte, e madje duke bombarduar shtëpinë e një kleriku për të prishur koalicionin e kryeministrit me komunitetin fetar. Më së fundmi, më 15 gusht 1953 regjimit ra.

Operacioni “Susanah”, 1954
Shkelësi: Izraeli
Shënjestra: Egjipti
Më 2 korrik 1954 një bombë zjarri pëllciti në Aleksandri, Egjipt. Javë që pasoi bombat hodhën në erë një kinema britanikë dhe librarinë e Agjencisë Amerikane të Informimit në Kajro dhe Aleksandri. Rezultoi se këto sulme ishin inskenuar nga Izraeli, i cili e quajtur komplotin “Susannah”. Ideja ishte që për këto sulme të fajësoheshin rebelët vendas, çka e do e bënte Egjiptin të dukej i paqëndrueshëm që trupat britanike të tërhiqeshin nga kanali i Suezit brenda dy vjetësh siç ishte planifikuar. Por, autoritetet egjiptiane arritën të kapnin nëntë egjiptianë hebrej të rekrutuar nga inteligjenca ushtarake izraelite, të cilët e pranuan përfshirjen.

Patrice Lumumba, 1961
Shkelësi: Belgjika me miratimin e SHBA-së dhe Britanisë
Shënjestra: Kryeministri kongolez, Patrice Lumumba
Derisa sa sëndukët qeveritarë u hapën në perëndim para 40vjetësh, vrasja e presidentit të parë të zgjedhur me vota në Kongo ishte mister, e për të fajësoheshin vendasit. Lumumba, i cili kritikonte ashpër abuzimet e udhëheqjes belge bëri armiq në perëndim me t’u zgjedhur. Disa muaj pas zgjedhjes së tij në krye të vendit një grusht shteti i kolonelit Joseph Mobutu i mbështetur nga CIA e vuri Lumumba-n në arrest shtëpie. Një oficer i CIA-s u dërgua atje me një pastë dhëmbësh të helmatisur, por forcat kongoleze dhe belge mbërritën më parë.

Çështja Profumo, 1963
Shkelësi: Bashkimi Sovjetik
Shënjestra: Britania
Skandali “Profumo” është një skandal politik që ka ndodhur në vitin 1963 në Britaninë e Madhe dhe e ka marrë emrin nga Sekretari i Luftës, John Profumo, i cili në atë kohë ishte i martuar me aktoren Valerie Hobson. Skandali mori përmasa të mëdha, pasi Profumo pati një lidhje të shkurtër me vajzën e spektaklit, Christine Keeler dhe më pas gënjeu kur u mor në pyetje. Ai detyrua të jepte dorëheqjen pas këtij skandali, i cili dëmtoi rëndë edhe reputacionin e kryeministrit Harold MacMillan. Fakti që kjo ngjarje mori përmasa të mëdha ishte se në të njëjtën kohë Keeler kishte qenë e përfshirë dhe në një lidhje me Yevgeny Ivanov, një atashe i ambasadës sovjetike në Londër.

Zhdukja e Mehdi Ben Barka
Shkelësit: Ka mundësi Maroku, Franca, mbase Izraeli dhe SHBA
Shënjestra: Disidenti maroken Mehdi Ben Barka
Si një mik i Che-Guevara-s dhe Malcolm X dhe kundërshtar i mbretit të vendit, disidenti Mehdi Ben Barka ndiqej hap pas hapi nga agjencitë botërore të inteligjencës. Ndaj, kur dy burra e rrëmbyen në rrugët e Parisit, ku ai po jetonte në azil, pak para se të mbante takimin e parë ndërkombëtar të lëvizjeve të çlirimit të Botës së Tretë të gjithë dyshuan se pas rrëmbimit të tij fshiheshin agjentët marokenë ose francezë. Dyzet e pesë vjet më vonë duket sikur ashtu ka qenë vërtet, por askush s’është i sigurt. Ben Barka mendohet se u vra disa orë pas rrëmbimit, edhe pse as trupi dhe as të dhëna të tjera nuk dolën. Ka zëra që thonë se të përfshirë ishin CIA dhe Mossad-i.

Xhevahirët e familjes, 1960
Shkelësi: SHBA
Shënjestra: Presidenti kuban, Fidel Kastro
Deri sa u deklasifikuan dokumentet e njohura me emrin “xhevahiret e familjes” në vitin 1993 bota nuk e dinte ambicjen dhe tentativat e shumëllojshme të CIA-s për të hequr qafe Fidel Castro-n. Fidel Kastro, mendohet të jetë personi, ndaj të cilit janë bërë më shumë atentate. Sipas një prej truprojave të Kastros, Fabian Escalante, numri i skemave për vrasjen e liderit kubanez arrin në 638. Një prej këtyre atentateve është kryer dhe nga ish e dashura e tij, Marita Lorenz. Janë krijuar skema nga më të ndryshmet duke nisur që nga cigaret e helmatisura, helm në shollën e këpucës, rroba të helmatisura, por asnjë s’ka rezultuar me sukses.

Operacioni “Bajoneta”, 1970
Shkelësi: Izraeli
Shënjestra: Vrasësit e dyshuar të Lojëra të Mynihut
Pak ditë pas masakrës së 11 atletëve izraelitë në lojërat Olimpike të Mynihut në vitin 1972 kryeministrja e Izraelit, Golda Meir autorizoi Mossad-in të gjente personat përgjegjës. Urdhëri i saj u pasua nga një operacion 7-vjeçar i përbërë nga skuadra vrasësish dhe shumë të dyshuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme, duke përfshirë një bastisje në Bejrut ku u vranë tre oficerë. Emri zyrtar i këtij operacioni ishte “Bajoneta”, por në media u bë i njohur me emrin “Zemërimi i zotit”. Vrasjet u zhvilluan në Qipro, Bejrut, Athinë, Romë dhe Paris para se të përfundonin në Norvegji në vitin 1979, kur një agjent i Mossad-it vrau një kamerier maroken, të cilin e ngatërroi me Ali Hassan Salameh, truri i vrasjeve të Mynihut.

Vrasja me çadër e Londrës, 1789
Shkelësit: Bullgaria e mbase dhe KGB-ja
Shënjestra: Disidenti bullgar, Georgi Markov
Më 7 shtator 1978 bullgari Georgi Markov qëndroi në një stacion autobusi pranë urës Uoterlu në Londër duke pritur që merrte autobusin për në punë. Papritur ai ndjeu një therje në këmbën e djathtë e më pas pa një burrë që po merrte një çadër në tokë duke i kërkuar falje. Katër ditë më vonë Marko vdiq në moshën 49 vjeçare. Para se të vdiste Markov u tha njerëzve përreth se mendonte se maja e çadrës kishte pasur helm dhe njeriu që e kishte hasur me të ishte agjent komunist. Ai kishte të drejtë për helmin sepse në fakt më vonë doli se kishte qenë ashtu dhe historianët akuzojnë dhe KGB-në si të përfshirë në atentat.

Çështja Dikko, 1984
Shkelësi: Nigeria ose mbase Izraeli
Shënjestra: Ish-kryeministri i Transportit Umaru Dikko
Normalisht, pakot diplomatike kanë imunitet nga kontrolli dhe sekuestrimi. Kur një prej atyre pakove është një arkë me ministrin nigerian të Transportit mund të bëhen dhe përjashtime. Umaru Dikko, një politikan famëkeq kërkohej për korrupsion në Nigeri dhe u arratis në Londër pas grushtit të shtetit të vitit 1984. Disa muaj më vonë ai u rrëmbye nga shtëpia e tij luksoze në Londër, u drogua, u rras në një arkë dhe u fut në avionin e linjës ajrore nigeriane që mbërrinte në Lagos. Tre izraelitë dhe një nigerian u arrestuan në Londër për këtë çësthje. Dikko nuk mori azil politik në Britani, por vazhdoi dhe më vonë të jetonte në Londër e tani konsiderohet si një burrë shteti në Nigeri.