|
20 lideret me te pasur te globit
20 May 2010
Vleresimi: (380 vota)
(582 shikime)
Të pasurit dhe të pushtetshmit: Obama dhe super elita e botës. Llogaria bankare e presidentit amerikan është përfolur që kur mori detyrën. Por sërish, ai nuk mund t’i bëjë rivalitet liderëve më të pasur të botës. Vitin e kaluar ai fitoi 2-10 milionë dollarë nga dy librat e tij “Dreams of my fathe” dhe “The audacity of hope”. Joe Biden, zëvendëspresidenti amerikan duket se ka një jastëk më të hollë kur vjen puna tek financat. Astet e tij arrijnë nga 155,029 deri në 675 mijë dollarë. Në dokumentet e bëra publike të financave të familjes së parë dhe qeverisë regjistrohen dhe 1.4 milionë dollarët që Obama ka marrë nga çmimi Nobel. Nga këto dokumente mund të shihet se Obama ka mjaft asete në bursë, fonde për arsimimin e të bijave, llogari bankare dhe letra me vlerë. Por sërish, presidenti Obama nuk ka arritur të klasifikohet në listën e liderëve botërorë më të pasur në botë. Në vendin e parë të kësaj liste qëndron mbreti i Tajlandës me 20 miliardë sterlina. Monarku që ka mbretëruar më gjatë në botë ka lindur në SHBA dhe është arsimuar në Zvicër. Pasuria e familjes përfshin investime, prona të paluajtshme. Ai shquhet si ambientalist dhe përdor për makinën vaj palme. Në vend të dytë është sulltani i Bruneit. U bë sulltani i 29-të i Bruneit para 40 vitesh duke trashëguar pasuritë e një dinastie 600-vjeçare. Aktualisht është kryeministër i vendit të pasur me naftë dhe është koleksionist gurësh të çmuar. Presidenti i Emirateve të Bashkuara qëndron në vend të tretë. Udhëheqës trashëgimtar i emiratit Abu Dhabi, vendi që përbën një të dhjetën e rezervave të naftës në botë. Ai po përpiqet të rikrijojë emiratin si “qendër kulturore” të Lindjes së Mesme dhe është pro-perëndimor.
Mbreti i Arabisë Saudite mban vendin e katërt në listën e liderëve më të pasur në botë. Ai u bë mbret që prej gushtit të vitit 2005. Menjëherë pas marrjes së fronit filloi ndërtimin e një qyteti me vlerë 26 miliardë dollarë në nder të tij. Ai rrit kuaj arabë. Ka krijuar dy librari në Arabinë Saudite dhe Marok.
Në vendin e pestë qëndron kryeministri italian, i cili ka ardhur në pushtet nga bota e biznesit. Ai ka disa rrjete televizive, revista dhe skuadrën e tij të zemrës “AC Milan”. Ai konsiderohet një njeri shumë i pasur dhe sulmohet shpeshherë për këtë nga kundërshtarët e tij politikë. Në listë është edhe presidenti i Pakistanit. Ai ka marrë nofkën “Zotëria 10 përqind” falë akuzave për korrupsion që i janë bërë. Vejani i Benazir Bhutto-s akuzohet nga Byroja Kombëtare e përgjegjësisë se ka 1.5 miliardë dollarë asete jashtë vendit. Princi Albert i Monakos është gjithnjë në listat e liderëve të pasur. Një beqar i përjetshëm, ai ka trashëguar principatën e vogël pas vdekjes të të atit në vitin 2005, si dhe pasurinë e përbërë nga prona të paluajtshme, koleksione arti dhe aksione në kazinotë e Monte Karlos. Pas gjashtë vitesh në arrest shtëpie, sulltani i Omanit, Qaboos rrëzoi të atin nga pushteti në vitin 1970. Filloi modernizimin dhe hapjen e vendit ndaj botës së jashtme. Pasuria e tij sot është e lidhur ngushtë me naftën. Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, i cilësuar më parë si diktatori më i keq i Afrikës ka depozituar rreth gjysmë miliardi dollarë nga buxheti i shtetit në llogaritë private të familjes në vitin 2003 për të “luftuar korrupsionin”. Edhe duke përjashtuar pronat që janë në fakt të zotëruara nga shteti siç është kështjella Windsor dhe koleksionet mbretërore të artit, mbretëresha e Anglisë mbetet sërish një prej liderëve më të pasur të botës.
1. Mbreti i Tajlandës
Pasuri: 20 miliardë sterlina
Monarku që ka mbretëruar më gjatë në botë ka lindur në SHBA dhe është arsimuar në Zvicër. Pasuria e familjes përfshin investime, prona të paluajtshme. Ai shquhet si ambientalist dhe përdor për makinën vaj palme.
2. Sulltani i Bruneit
Pasuria: 13.5 miliardë sterlina
U bë sulltani i 29-të i Bruneit para 40 vitesh duke trashëguar pasuritë e një dinastie 600-vjeçare. Aktualisht është kryeministër i vendit të pasur me naftë dhe është koleksionist gurësh të çmuar
3. Khalifa bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara
Pasuria: 12 miliardë sterlina
Udhëheqës trashëgimtar i emiratit Abu Dhabi, vendi që përbën një të dhjetën e rezervave të naftës në botë. Ai po përpiqet të rikrijojë emiratin si “qendër kulturore” të Lindjes së Mesme dhe është pro-perëndimor.
4. Mbreti i Arabisë Saudite
Pasuria: 11.5 miliardë sterlina
Mbret që prej gushtit të vitit 2005. Menjëherë pas marrjes së fronit filloi ndërtimin e një qyteti me vlerë 26 miliardë dollarë në nder të tij. Ai rrit kuaj arabë. Ka krijuar dy librari në Arabinë Saudite dhe Marok.
5. Silvio Berlusconi
Pasuria: 6 miliardë sterlina
Kryeministri italian ka ardhur në pushtet nga bota e biznesit. Ai ka disa rrjete televizive, revista dhe skuadrën e tij të zemrës “AC Milan”. Ai konsiderohet një njeri shumë i pasur dhe sulmohet shpeshherë për këtë nga kundërshtarët e tij politikë.
6. Hans-Adam II, Princi i Lihtenshtajnit,
Pasuria: 2.5 miliardë sterlina
Ai drejton vendin që ka emrin e tij. Familja, pasuria e së cilës daton 900 vite më parë, ka koleksionuar vepra arti për katër shekuj. Familja ka në pronësi 33 piktura të Rubens, numri më i madh i një koleksioni privat.
7. Emiri i Katarit
Pasuria: 1.4 miliardë sterlina
Pasi rrëzoi të atin në një grusht shteti jo të përgjakshëm në vitin 1995 u bë emiri i Katarit. Ai është shumë i pasionuar pas sporteve dhe ka krijuar traditën e lojërave “Asian Games” në shtetin e vogël. Ka themeluar televizionin “Al Jazeera”.
8. Asif Ali Zardari, President i Pakistanit
Pasuria: 1.2 miliardë sterlina
Presidenti ka marrë nofkën “Zotëria 10 perqind” falë akuzave për korrupsion që i janë bërë. Vejani i Benazir Bhutto-s akuzohet nga Byroja Kombëtare e përgjegjësisë se ka 1.5 miliardë dollarë asete jashtë vendit.
9. Princi Albert II i Monakos
Pasuria: 700 milionë sterlina
Një beqar i përjetshëm, ai ka trashëguar principatën e vogël pas vdekjes të të atit në vitin 2005, si dhe pasurinë e përbërë nga prona të paluajtshme, koleksione arti dhe aksione në kazinotë e Monte Karlos.
9. Sebastian Pinera, Presidenti i Kilit
Pasuria: 700 milionë sterlina
Presidenti kilian është përgjegjës për prezantimin e kartës së kreditit në vend. Pinera ka shitur shumë prej investimeve të tij kur u bë president vitin e kaluar. Ai pranoi të dorëzonte stacionin televiziv pas presionit se do kishte konflikt interesash.
11. Sulltani i Omanit
Pasuria: 470 milionë sterlina
Pas gjashtë vitesh në arrest shtëpie, sulltan Qaboos rrëzoi të atin nga pushteti në vitin 1970. Filloi modernizimin dhe hapjen e vendit ndaj botës së jashtme. Pasuria e tij sot është e lidhur ngushtë me naftën.
12. Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, Presidenti i Guinesë Ekuatoriale
Pasuria: 400 milionë sterlina
Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, i cilësuar më parë si diktatori më i keq i Afrikës ka depozituar rreth gjysmë miliardi dollarë nga buxheti i shtetit në llogaritë private të familjes në vitin 2003 për të “luftuar korrupsionin”.
13. Mbretëresha e Britanisë së Madhe
Pasuria: 300 milionë sterlina
Edhe duke përjashtuar pronat që janë në fakt të zotëruara nga shteti siç është kështjella Windsor dhe koleksionet mbretërore të artit, mbretëresha e Anglisë mbetet sërish një prej liderëve më të pasur të botës.
14. Emiri i Kuvajtit
Pasuria: 270 milionë dollarë
U bë emir në vitin 2006 pasi princi aktual nuk mundi të merrte fronin për arsye shëndetësore pas vdekjes së emirit të mëparshëm, sheikut Jaber. Menjëherë pas zgjedhjes së tij si emir, rriti rrogën e familjes mbretërore.
15. Mbretëresha Beatrix e Hollandës
Pasuria: 135 milionë sterlina
Ajo zotëron më shumë pushtet se çdo monark në fuqi i Evropës. Emëron kryeministrin dhe zëvendësin e tij, si dhe nënshkruan për kthimin në ligj të projektligjeve. Pasuria e familjes përfshin prona, investime dhe vepra arti antike.
16. King Mswati III i Suazilandit
Pasuria: 68 milionë sterlina
Monarku i fundmë absolut i Afrikës ka marrë fronin në moshën 18- vjeçare. Pasuria e tij buron nga investimet dhe pronat e paluajtshme. Tejet dorëlëshuar, ai së fundmi ka vendosur të ndërtojë nga një pallat për secilën nga 13 gratë e tij.
17. Kevin Rudd, Kryeministër i Australisë
Pasuria: 41 milionë sterlina
Edhe pse sfondi personal i Rudd është në burokraci, ai shijon një pasuri të madhe si bashkëshorti i Therese Rein, një sipërmarrëse, e cila shiti biznesin e saj të rekrutimit në vitin 2007 për të shmangur konfliktet e interesit.
18. John Key, Kryeministër i Zelandës së Re
Pasuria: 25 milionë sterlina
Kryeministri i Zelandës së Re, John Key ka qenë më parë një bankier mjaft i pasur ndaj, kur hyri në politikë zotëronte një llogari bankare të majme. Ai ka prona në Londër, në Havai e sigurisht në vendin e tij.
19. Lee Myung-bak, President i Koresë së Jugu
Pasuria: 16 milionë sterlina
Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-back vjen nga një familje shumë e varfër dhe ai u rrit ekonomikisht në kompaninë “Hyundai” deri sa u bë shef ekzekutiv. Ai doli i pafajshëm ndaj akuzave për mashtrim para inaugurimit të tij në vitin 2008.
20. Milo Djukanovic, Presidenti i Malit të Zi
Pasuria: 10 milionë sterlina
Është e çuditshme që në 20 liderët më të pasur të gjithë botës mbarë, ku as presidenti amerikan, Barack Obama nuk arriti të klasifikohej renditet presidenti i një vendi të vogël siç është Mali i Zi. Pasuria e tij konsiderohet me prejardhje mjaft misterioze.
|